CNN: Irani po rikthen arsenalin raketor, rihapen dhjetëra tunele nëntokësore pas armëpushimit
Irani po rikthen me shpejtësi kapacitetet e tij ushtarake raketore, duke rihapur dhjetëra tunele nëntokësore dhe duke rivendosur shumicën e bazave të dëmtuara pas përplasjeve të fundit në rajon, raportojnë mediat ndërkombëtare. Sipas një analize të CNN të bazuar në imazhe satelitore të Airbus Defense and Space, Teherani ka vendosur buldozerë dhe kamionë për të rihapur hyrjet e bllokuara në objektet nëntokësore të raketave, duke mundësuar rikthimin e aksesit në depot kryesore. Raporti thekson se Irani ka zhbllokuar rreth 50 nga 69 hyrje tunelesh që ishin goditur më parë nga sulme të SHBA-së dhe Izraelit në disa objekte nëntokësore. Po ashtu, janë riparuar rrugë dhe infrastrukturë e dëmtuar gjatë sulmeve, duke rikthyer funksionalitetin e një pjese të madhe të bazave. Sipas të dhënave të fundit,...
Burimi:
syri.net