Artistët tërhiqen nga festivali për 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Do bëj miting

Artistët tërhiqen nga festivali për 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Do bëj miting

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërkuar anulimin e shfaqjeve muzikore që po organizohen për të festuar 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve, pasi disa artistë u tërhoqën nga eventi për shkak të lidhjeve të tij me Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi “Anulojeni”, duke i quajtur artistët e planifikuar “të shtrenjtë pa arsye” dhe “të mërzitshëm”. Sipas organizatorëve, deri të dielën vetëm disa nga artistët e paralajmëruar fillimisht kishin mbetur në program, pasi disa prej tyre u tërhoqën. Mes tyre ishin Martina McBride, The Commodores, Young MC dhe Bret Michaels. Vanilla Ice dhe Milli Vanilli mbeten të planifikuar për datën 26 qershor, ndërsa Flo Rida pritet të performojë më 2 korrik. Megjithatë, Trump tha gjithashtu se po shqyrton mundësinë që...