Trump publikon 50 postime në Truth: Jam më popullor se Elvisi! Kam inteligjencë ekstreme…

Trump publikon 50 postime në Truth: Jam më popullor se Elvisi! Kam inteligjencë ekstreme…

Marrëveshja me Iranin mund të presë. Ka çështje më urgjente në agjendën verore të Donald Trump, dhe jo vetëm ndërtimi i sallës së vallëzimit që gjithsesi duhet bërë, sepse “edhe Xi Jinping ka një të tillë”. Për shembull, është urgjente rikthimi i ëndrrës për të parë të gdhendur flokët e tij në granitin e Malit Rushmore, në Dakotën e Jugut, pranë katër presidentëve “gjigantë” të historisë së Shteteve të Bashkuara: George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln. Një projekt i refuzuar më parë edhe për Kennedy-n dhe Reagan-in Bëhet fjalë për një projekt monumental, me një skulpturë rreth 18.5 metra të lartë, ide që Trump e kishte shprehur edhe gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Edhe në qershorin e kaluar,...