EMRI/ Qëlloi me armë zjarri te ‘Ali Demi’, pasi kishte humbur në skedina, arrestohet i riu

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri te ‘Ali Demi’, pasi kishte humbur në skedina, arrestohet i riu

Nga Elton Qyno - Syri tv/ Një incident me armë zjarri ka shkaktuar panik mes banorëve në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku një 32-vjeçar u arrestua mbrëmjen e djeshme (31 maj). Sipas burimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar si Amarild Xhamaqi. Sipas burimeve, 32-vjeçari kishte humbur skedinat dhe pasi ka qene duke ecur në rrugë me mjetin e tij ka qëlluar në ajër. Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë. Xhamaqi njihet si një person problematik dhe i proceduar më përpara nga blutë. Njoftimi i policise Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak,...