“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama: Akti i policisë private i neveritshëm
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen mbi zhvillimet e fundit pas protestave dhe incidenteve të dhunshme në Zvërnec. Nga mbledhja e Grupit të PS-, Rama iu drejtua qytetarëve, duke deklaruar se e kupton zemërimin e tyre dhe se do të kishte reaguar njësoj nëse do të ishte në vendin e tyre. Sa i përket incidenteve të dhunshme, Rama e dënoi tërheqjen zvarrë të protestuesit nga rojet private, duke e cilësuar këtë akt si të neveritshëm. "Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejte për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec. Ju kam lexuar e dëgjuar, madje iu siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë...
Burimi:
zeri.ai