Sot Kuvendi! Në rend dite miratimi i përbërjes së Komisioneve Parlamentare, çfarë pritet të diskutohet
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 17:00, ku janë parashikuar 3 projektvendime, të cilat lidhen me funksionimin dhe përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare, si dhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit. Më pas, pritet të votohet projektvendimi për caktimin e përbërjes së këtyre komisioneve, si dhe ai për emërimin e anëtarëve zëvendësues në strukturat përkatëse parlamentare. Më pas seanca do t’i kushtohet diskutimeve për çështje të ngritura nga zgjedhësit. Sipas parashikimeve, debati parlamentar nuk do të zgjasë më shumë se katër orë.
Burimi:
zeri.ai