Cllevio dëshmon në GJKKO: Lajmin për tritolin te lokali i Noizy-t, e mora vesh nga shokët
Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka dëshmuar në GJKKO për lidhjen e tij me Laert Haxhiun dhe sherrin me reperin Noizy. Sa i takon shpërthimit në lokalin e Noizy-t, Ahmeti ka deklaruar se lajmin e ka marrë vesh nga shokët pasi asokohe ai ishte në burgim. Pavarësisht përplasjeve mes tyre virtuale dhe jo vetëm, Cllevio ka rrëfyer se pasi është kthyer në liri, ai ka shkuar tek biznesi i Noizy-t për t’i kërkuar falje, po sipas tij ka përfunduar në një përplasje fizike. Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu, që akuzohet nga SPAK për tritolin në lokalin e Rigels Rajkut, i njohur si Noizy. Deklarata e Cllevio: “Nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit...
Burimi:
ntv.al