Kombëtarja U-15 ia ka marrë dorën Maqedonisë, e mund edhe në Ohër
Kombëtarja U-15 regjistroi një tjetër fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në takimin e dytë miqësor të zhvilluar mesditën e sotme në Ohër. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gent Mahmuti zhvilloi një paraqitje shumë pozitive, duke kontrolluar lojën dhe duke konkretizuar epërsinë në pjesën e dytë. Autorët e golave për kuqezinjtë ishin Albion Qorraj dhe Santjago Perkola. Trajneri Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Romeo Hazizaj, Dejvis Mesiti, Denian Avdylaj, Elez Elqeni (C), Enea Taci, Adrian Sina, Albion Qorraj, Samuel Prendi, Besardo Ndoj, Kledi Dida dhe Elio Tavani. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të gjetur golin e avantazhit. Në fraksionin e dytë, Shqipëria arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 60-të...
Burimi:
telesport.al