Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

Klevion Ahmetaj (Cllevio) dëshmoi të mërkurën në procesin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Ahmetaj shpjegoi se nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit, as familjare, as miqësore. “Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë; Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rritur bashkë, njihemi familjarisht. Në vitin 2007 kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur kthehesha rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin, ka qenë pa punë. Viteve të fundit nuk e kam takuar fare. Vij nga SHBA-ja në vitin 2013 dhe në 2014 rashë në burg, dhe kam dalë në vitin 2020 nga burgu; nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur në 313,...