“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP apelon: Si të ruheni nga ditët e nxehta

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP apelon: Si të ruheni nga ditët e nxehta

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën, por edhe Ballkanin, ka sjellë temperatura të larta, të cilat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore te popullata nëse nuk tregohet kujdes. Ekspertët e shëndetit publik këshillojnë qytetarët të shmangin daljet gjatë orareve të pikut, sidomos nga ora 11:00 deri në 18:00. “Disa nga rekomandimet dhe këshillat që ne japim janë kufizimi ose shmangia e daljeve gjatë orareve të pikut, nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Këshillohet qëndrimi në ambiente të freskëta dhe mbajtja e trupit të hidratuar dhe të freskët. Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për të shmangur dehidratimin. Gjithashtu, duhet të shmangim konsumimin e kafesë, pijeve alkoolike dhe pijeve të gazuara”, tha Rudina Cunashi. Për eksperten e shëndetit publik, kujdes të shtuar duhet...