Vapa ekstreme, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

Vapa ekstreme, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

Temperaturat ekstreme që po shënohen në shumë vende të Europës po ndikojnë jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe në pajisjet teknologjike që përdorim çdo ditë. Ekspertët paralajmërojnë se telefonat inteligjentë janë ndër pajisjet më të rrezikuara nga i nxehti. Ekspozimi i zgjatur në diell ose lënia e telefonit brenda një automjeti të parkuar mund të shkaktojë mbinxehje të baterisë, ulje të performancës dhe dëmtime afatgjata të pajisjes. Bateritë e rikarikueshme që përdorin përbërës litiumi në elektroda, të cilat përdoren në shumicën e telefonave modernë, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta. Në raste të caktuara, pajisjet aktivizojnë mekanizma mbrojtës duke ngadalësuar funksionet ose duke u fikur përkohësisht për të shmangur dëmtimet. Specialistët këshillojnë qytetarët të mos i lënë telefonat nën rrezet direkte...