Kryeqytetit iu shtua sot një tjetër terren modern futbolli (VIDEO)

Kryeqytetit iu shtua sot një tjetër terren modern futbolli (VIDEO)

Kryeqytetit iu shtua sot një tjetër terren modern futbolli, me inaugurimin e fushës së re në zonën e Picallës, një investim i realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me akademinë “Tirona Republic Football Academy”. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, drejtuesit e akademisë, përfaqësues të komunitetit sportiv, prindër dhe dhjetëra fëmijë që do të kenë mundësinë të stërviten në këtë impiant të ri. Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për zgjerimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të rinjve. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Presidenti Duka vlerësoi rëndësinë e investimeve në terrenet sportive dhe theksoi se futbolli...