Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu, i cili akuzohet nga SPAK për tritolin në lokalin e Rigels Rajkut, i njohur si Noizy. Kleviol Ahmeti, personazhi i TikTok-ut, i njohur si Cllevio, në dëshminë e tij ka rrëfyer për lidhjen e tij me Laert Haxhiun dhe sherrin me Noizyn. Dëshmia:Nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit as familjarë, as miq. Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë, Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rritur bashk njihemi familjarisht. Në 2007-ën kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur u ktheja rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Viteve të fundit unë se kam takuar...