Berisha takon miqtë nga Prishtina: Bisedë për zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me disa miq të tij nga Prishtina, të cilin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale. Berisha ka ndarë pamje nga takimi, ku shfaqet së bashku me profesorin Naser Mrasori, Ismet Rexhepin dhe historianen Edona Rexhepi. “Takim me miqtë e mi nga Prishtina: Profesor Naser Mrasori, Ismet Rexhepi dhe Edona Rexhepi (historiane), si dhe një bisedë e hapur me ta për zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan Berisha në postimin e tij. Në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa Berisha nuk ka dhënë detaje të tjera mbi çështjet e diskutuara gjatë takimit.
Burimi:
syri.net