Sezoni turistik/ Fluks i lartë në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë
Kulmi i sezonit turistik ka sjellë këtë mesditë fluks të lartë në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë. Në pikën kufitare të Morinës raportohet një lëvizje e shtuar e mjeteve dhe qytetarëve që hyjnë në Shqipëri. Pavarësisht fluksit, në sportelet e kontrollit po punohet me kapacitet të plotë dhe aktualisht nuk raportohet për radhë të mjeteve apo pritje të gjata. Fluks i shtuar është evidentuar edhe në pikën kufitare të Vermicës, në drejtim të Kosovës. Lëvizja e madhe lidhet kryesisht me kthimin e qytetarëve të Kosovës nga pushimet në bregdetin shqiptar, por edhe me pjesëtarë të diasporës që po udhëtojnë drejt vendlindjes për pushime. Në qarkullim janë edhe qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar dhe tashmë po...
Burimi:
syri.net