Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se opozita duhet të ndryshojë qasje dhe të rikthejë besimin e qytetarëve, në prag të aksionit politik të paralajmëruar nga Sali Berisha për një shtator të zjarrtë. “Politika do moral, që njerëzit të të besojnë. Ti duhet të jesh i moralshëm dhe të kesh pranë vetes njerëz të moralshëm që nuk t’i kap njeri prej xhakete. I kam bërë paralajmërime dhe kërkesë zyrtare partisë time se nuk mund të kesh njerëz të lidhur me tendera, me qeverinë më të korruptuar të Europës sot, që është qeveria Rama në krye të strukturave drejtuese. Më fal, po budalla i di shqiptarët? Të marrë janë shqiptarët që të shkojnë pas dikujt i cili paradite ngopet me tendera...