Bayerni i penalizuar nga arbitrimi? Ballack: Më duket sikur u tentua të ndikohej ndeshja

Bayerni i penalizuar nga arbitrimi? Ballack: Më duket sikur u tentua të ndikohej ndeshja

7 Maj 2026 13:44 Alfred Lleshi Në Gjermani nuk po shuhen polemikat pas eliminimit të Bayern Munich ndaj PSG në gjysmëfinalen e Champions League. Në qendër të kritikave është arbitrimi i ndeshjes së kthimit, i kundërshtuar nga shumë ish-lojtarë dhe analistë gjermanë. Ndër reagimet më të forta ishte ai i Michael Ballack. Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, në një intervistë për DAZN, kritikoi veçanërisht episodin e Nuno Mendes, i cili sipas tij duhej të ndëshkohej me karton të dytë të verdhë, duke e lënë PSG me një lojtar më pak. “Ishte një situatë që ndryshoi ndeshjen. Është hera e parë që shoh arbitrin e katërt të ndërhyjë në një episod të tillë”, – deklaroi Ballack. Më pas ai shtoi edhe më rëndë: “Kisha ndjesinë se nuk...