Hitaj: Po verifikojmë veprimet e policisë pas aksidentit tragjik me dy të mitur

Hitaj: Po verifikojmë veprimet e policisë pas aksidentit tragjik me dy të mitur

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj shpjegoi në një konferencë për mediat pse ka pezulluar drejtuesit e policisë së Durrësit, pas aksidentit tragjik në Spitallë, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i platosur rëndë. “Ishte një ngjarje shumë e rëndë, që ka tronditur gjithë opinionin publik dhe, njëkohësisht, edhe mua personalisht. Pezullimi i punonjësve të policisë lidhet me verifikimin që po kryen Drejtoria e Standardeve Profesionale, për të parë hap pas hapi të gjithë procedurën dhe mënyrën se si kanë vepruar punonjësit e policisë në atë zonë, si edhe për të nxjerrë mësime që do të shërbejnë për rritjen e sigurisë rrugore në komunitet”, tha Hita. “Ende nuk kemi dalë në një përfundim mbi rezultatet e hetimit të Drejtorisë...