“Ka qenë një sezon i papranueshëm për Liverpool, duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur”
Virgil van Dijk u zhgënjye nga humbja e Liverpool ndaj rivalëve Manchester United dhe iu përgjigj me habi sugjerimit se koha e tepërt e pushimeve mund të ketë kontribuar në atë që ai e quan një sezon “të papranueshëm”. Liverpool kishte shumë mungesa kundër United, por Van Dijk e di se kjo nuk mund ta maskojë mbrojtjen e tyre të dobët të titullit. “Nuk jam këtu për të gjetur justifikime“, tha kapiteni. “Ka qenë një sezon shumë zhgënjyes, i papranueshëm për ne dhe është i vështirë. Nuk duhet të ndihemi keq për veten tonë. Duhet të punojmë, duhet ta ndryshojmë këtë situatë dhe të sigurohemi që sezonin e ardhshëm këto gjëra të mos ndodhin”, tha holandezi. Van Dijk tha se pushimi që pati ekipi para...
Burimi:
telesport.al