‘Të hiqet vetoja, bllokon zgjerimin’/ Gjermania pro integrimit, Wadephul: Të ecim më shpejt me shtetet ballkanike

‘Të hiqet vetoja, bllokon zgjerimin’/ Gjermania pro integrimit, Wadephul: Të ecim më shpejt me shtetet ballkanike

Gjermania propozon një paketë me gjashtë pika për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe mënyrën se si merren vendimet brenda unionit. Kreu i diplomacisë gjermane Johann Wadephul foli gjatë Konferencës XIII të Adenauerit, “Formimi i guximshëm i së ardhmes së Evropës”, lidhur me pranimit e anëtarëve të rinj që duhet të jetë një proces gradual në të ardhmen. “Do të doja ta bëja shumë të qartë këtu se zgjerimi është pjesë e besueshmërisë sonë. Njerëzve në Ballkanin Perëndimor, për shembull, iu dha perspektiva e Evropës dekada më parë. Ne u detyrohemi atyre rezultate. Për këtë qëllim, më në fund duhet të bëjmë përparim konkret së bashku me vendet që janë të gatshme të reformojnë. Dhe është e qartë se një zgjerim për të përfshirë Islandën dhe...