Bëmë baba të të ngjaj. Djali i Robinho Junior gati për hapin e madh në karrierë, drejt transferimit në La Liga
18 Gusht 2026 18:27 Telesport Mediet braziliane zbulojnë se Robinho Junior, djali i ish-lojtarit të talentuar por kontrovers të Real Madridit dhe Milanit, mund të bëjë këtë verë hapin e madh në karrierë. Për 18-vjeçarin i cili luan si sulmues në krahun e djathtë ka interes konkret nga dy ekipet e njohura të La Ligës: Sevilla dhe Rayo Vallecano. Sevilla po pret largimin e njërit prej Ejuke ose Vargas dhe më pas të dërgojë një ofertë zyrtare në drejtim të Santosit për Robinho Junior. Vlera në treg e 18-vjeçarit sipas Transfermarkt është vetëm 5 milionë euro, por më siguri që klubi brazilian do të kërkojë shumë më tepër sesa kaq.
Burimi:
telesport.al