Dështoi të kualifikonte Italinë në Botëror, Gattuso ka gati vendin në stolin e klubit të Serie A

Dështoi të kualifikonte Italinë në Botëror, Gattuso ka gati vendin në stolin e klubit të Serie A

Vazhdon të forcohet zhurma për një emërim të Gennaro Gattuso në stolin e Torinos. Qëndrimi i trajnerit aktual D’Aversa është në rrezik të madh, ndërsa ish-trajneri i kombëtares italiane shihet si zgjedhja e preferuar e presidentit Cairo. Për Gattuson është gati një kontratë trevjeçare, raporton Tuttosport. Gattuso vjen pas një dështimi të madh me Italinë, pasi nuk arriti të kualifikonte skuadrën në Botërorin 2026, duke u eliminuar në finalen e play-offit nga Bosnja përmes goditjeve të penalltive. Top Channel