Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Hita jep detaje: Sot u kryen kontrolle me forcat speciale RENEA, autori…

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Hita jep detaje: Sot u kryen kontrolle me forcat speciale RENEA, autori…

Kryepolici Skënder Hita në daljen për mediat u pyet lidhur me atentatin në Lezhë. Gjatë fjalës së tij Hita theksoi se edhe mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në të gjithë zonën. Të angazhuar për kryerjen e kontrolleve kanë qenë edhe Forcat Speciale RENEA. Ndërsa theksoi se ende nuk janë në gjurmët autorit të ngjarjes dhe se veprimet hetimore vijojnë. “Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë. Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve”, tha ai. Deklarata e plotë: Policia e Shtetit është një institucion në shërbim të qytetarëve dhe çdo veprim i yni ka në themel garantimin e rendit, sigurisë publike...