Balla dëshmon në gjyqin “Partizani”, kreu i grupit të PS: Çështja, rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë
Në cilësinë e kallëzuesit të çështjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë dëshminë e tij për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme.Për togat e zeza, shefi i deputetëve socialistë, ka pretenduar se procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe përfituesit kanë shfrytëzuar pushtetin e lidhjes së tyre familjare, konkretisht atë të kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Balla theksoi se në një kohë rekord brenda 6 muajsh u bë procedura për njohjen dhe kthimin e godinës, duke shtuar se kompleksi partizani ishte hequr nga plani i përhapjes së ushtrisë. Më herët, para se të dëshmonte në seancë, në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se drejtësia e re po çmonton korrupsionin sipas tij, shumëvjeçar....
Burimi:
vizionplus.tv