A do dëshmojë Rama për ‘Partizanin’? Përgjigjet Taulant Balla
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse kryeministri Edi Rama do të pranojë të dëshmojë në GJKKO për gjyqin për aferën Partizani. Rama është kërkuar si dëshmitar nga mbrojtja e të pandehurve, ndërsa Balla se është përgjegjësi individuale, nëse Rama do të pranojë të shkojë në gjyq. “Është përgjegjësi individuale paraqitja në gjykatë. Unë mbaj përgjegjësi për ato që kam kallëzuar,” tha Balla.
Burimi:
javanews.al