Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri me çështjen “Partizani”? Balla: Ka firmosur!

Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri me çështjen “Partizani”? Balla: Ka firmosur!

Në SPAK po vijon përballja mes Taulant Ballës dhe Jamarbër Malltezit për çështjen “Partizani”. Balla është pyetur nga avokatët e Sali Berishës se çfarë lidhje ka ky i fundit me dosjen në fjalë. Balla, si kallëzues ka deklaruar se privatizimi dhe ndërtimi në këtë kompleks sportiv është bërë me firmën e Berishës kur ai ka qenë në pushtet. Pjesë nga seanca: Klodiana Gjyzari, avokatja e Sali Berishës, pyet Ballën: Gjyzari: Keni paraqitur një sërë dokumentesh në kallëzim. Ju keni hetuar në lidhje me këtë çështje. Në çfarë gjendjeje ishin ato objekte? Balla: Ato objekte më dukeshin në gjendje shumë të mirë, pasi ishin rikonstruktuar disa vite më parë. Gjyzari: Nuk ju kujtohet viti apo subjekti që i ka rikonstruktuar? Balla: Unë them që ato janë...