Berisha: Pa zgjedhje s’ka të ardhme, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë

Berisha: Pa zgjedhje s’ka të ardhme, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shfrytëzuar forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, IDU,  në Zagreb për të ngritur shqetësimin e opozitës për standardet zgjedhore në Shqipëri. Në fjalën e tij Berisha akuzoi qeverinë socialiste se ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. “Procesi më themelor për një vend demokratik janë zgjedhjet dhe mundësia e rotacionit të pushtetit. Nëse e bllokon këtë, demokracia bie gjithnjë e më shumë. Nëse arreston dy liderë të partive kryesore të opozitës dhe vendos nën proces penal, pa asnjë arsye ligjore, edhe të tretin, në vitin e zgjedhjeve, kjo ndodhi në Shqipëri dhe në Tunizi. Të dyja i bënë këto. Pa zgjedhje, nuk ka të ardhme. Kështu që, mendoj se procesi më themelor për kombin tim duhet të rikthehet”, tha Berisha. ...