Lufta në Iran/ SHBA mund të rinisë sulmet, skenarët në tryezën e Trump

Lufta në Iran/ SHBA mund të rinisë sulmet, skenarët në tryezën e Trump

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë sot një informim nga komandanti i Komandës Qendrore, Admirali Brad Cooper, mbi planet e reja për veprime të mundshme ushtarake ndaj Iranit. Sipas agjencisë së lajmeve Axios, informacioni sinjalizon se Trump po shqyrton seriozisht rifillimin e operacioneve të mëdha ushtarake në Iran. Një nga planet e përgatitura përfshin një valë sulmesh të shkurtra dhe të fuqishme ndaj objektivave iraniane, përfshirë infrastrukturën, me synim detyrimin e vendit të rikthehet në negociata me më shumë fleksibilitet për çështjen bërthamore. Një tjetër skenar parashikon marrjen nën kontroll të një pjese të Ngushticës së Hormuzit për të rihapur rrugët tregtare, operacion që mund të përfshijë edhe forca tokësore. Gjithashtu, është diskutuar mundësia e një operacioni të forcave speciale për të siguruar rezervat...