Armando Broja nuk gjendet as në stol kundër Ajaksit, flitet se sulmuesi shqiptar do të largohet nga Burnley

Armando Broja nuk gjendet as në stol kundër Ajaksit, flitet se sulmuesi shqiptar do të largohet nga Burnley

Armando Broja nuk është përfshirë në skuadrën e Burnley për ndeshjen miqësore të sotme ndaj Ajaxit, një mungesë që ka shtuar ndjeshëm zërat për një largim të mundshëm të sulmuesit shqiptar gjatë kësaj vere. Edhe pse klubi anglez nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për mungesën e tij, mediat britanike dhe raportimet pranë klubit e lidhin këtë vendim me të ardhmen e 24-vjeçarit. Sipas raportimeve, Broja nuk dëshiron të luajë në Championship sezonin e ardhshëm, pas rënies së Burnley nga Premier League. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare synon të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit anglez ose në një kampionat tjetër të nivelit të lartë, ndaj po shqyrton mundësitë për një transferim para mbylljes së merkatos. Mungesa në një ndeshje të rëndësishme përgatitore si ajo ndaj...