Lokali ishte kthyer në pikë bastesh në Divjakë, në pranga pronari dhe kamarieri
Një lokal në Divjakë është zbuluar nga policia si ambient ku dyshohet se zhvilloheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve. Operacioni i koduar “Game Over” çoi në arrestimin e pronarit të lokalit, shtetasit A. Ç., 52 vjeç, si dhe të kamarierit E. Ç., 35 vjeç. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Zbulohet në një lokal një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve. Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një kamarier, i punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor...
Burimi:
sot.com.al