Rashford është shumë i shtrenjtë, Roma gjen sulmues brenda Serie A për 35 milionë euro

Rashford është shumë i shtrenjtë, Roma gjen sulmues brenda Serie A për 35 milionë euro

26 Korrik 2026 14:58 Telesport Pasi dështoi për transferimin e Mason Greenwood, Crysencio Summerville dhe Nicolo Tresoldi, Roma duket se ka gjetur më në fund sulmuesin e kaq shumë kërkuar në treg. Verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen në parim me Bologna-n për transferimin në kryeqytet të Santiago Castro, për 35 milionë euro. Në anën tjetër, verdhekuqtë i kanë thënë “jo” propozimit të Manchester United për të përfshirë Marcus Rashford në marrëveshjen për transferimin e Manu Kone. Rroga e anglezit është e papërballueshme për Romën, që ka vendosur të hidhet e gjitha në “sulm” për Santiago Castro. Çmimi i kërkuar është 35 milionë euro dhe mund të arrihet duke përfshirë bonuset dhe një përqindje të tarifës së shitjes së ardhshme. Po ashtu du klubet po diskujtojnë edhe...