Talenti shqiptar debuton me Juventusin, 18-vjeçari shijon fitoren me ekipin e parë të bardhezinjve
Mbrëmja e sotme ishte e veçantë për Arman Durmishin. Talenti shqiptar ka debutuar sot me ekipin e parë të Juventusit. Megjithëse është vetëm 18 vjeç, Spaleti i ka dhënë fanellën e titullarit në miqësoren e sotme kundër Standardit të Liezhit. Sulmuesi që është pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë ka qenë prezent për 45 minuta në fushën e lojës, teksa është zëvendësuar sapo ka nisur pjesa e dytë. Përpos debutimit, Durmishi ka pasur edhe një arsye tjetër për të festuar, pasi Juventusi fitoi me shifrat 0-1 me anë të golit të Miretit nga goditja e dënimit./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com