Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24- vjeçari në Rrogozhinë, sekuestrohen kartëmonedhat
Një pagesë me euro false në një pikë karburanti në Rrogozhinë çoi në arrestimin e një 24-vjeçari ditën e sotme. Gjatë kontrollit, policia i gjeti edhe 10 kartëmonedha të tjera, të dyshuara si të falsifikuara. I riu dyshohet se kishte furnizuar automjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj dhe pagesën e kishte bërë me tre kartëmonedha 20-euroshe të dyshuara si të falsifikuara. Denoncimi i bërë nga punonjësit e karburantit vuri në lëvizje policinë, e cila organizoi operacionin e koduar “Përdorimi” dhe bëri të mundur identifikimin e arrestimin e tij. Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e 24-vjeçarit u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara si të falsifikuara. Në total u sekuestruan 13 kartëmonedha, të cilat do t’i...
Burimi:
sot.com.al