Mbi 3.5 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, klubi italian hidhet në aventurë për Shpendin

Mbi 3.5 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, klubi italian hidhet në aventurë për Shpendin

Stiven Shpendi është një nga elementët më të spikatur të sezonit të kaluar në Serinë B. Sulmuesi shqiptar e mbylli kampionatin si një ndër golashënuesit më të mirë, teksa me golat e tij i dha një ndihmë të jashtëzakonshme Empolit. Lojtari kuqezi ka tërhequr vëmendje në tregun italian. Një nga ekipet e interesuara për shërbimet e tij është edhe Padova. Sipas mediave italiane, aspekti financiar nuk do të jetë problem për Padovën. Klubi në fjalë është i gatshëm të paguajë mbi 3.4 milionë euro për kartonin e Shpendit. Një ofertë e tillë është e mirëpritur për drejtuesit e skuadrës toskane, por pengesa e vetme mbetet bindja e vetë lojtarit. Talenti shqiptar ka lënë në pritje Padovën, pasi po synon kalimin në Serinë A, kampionat nga...