VIDEO/ Prenga bie “knock out” pas raundit të dytë, Joshua del fitimtar nga ringu
Kristian Prenga nuk ia doli dot të befasonte botën e boksit. Boksieri shqiptar u përlesh sot në Arabinë Saudite me një nga më të mirët e momentit në këtë lloj sporti. Bëhet fjalë për Anthony Joshua-n, i cili vërtetoi se jo më kot është një nga boksierët më të vlerësuar të momentit. Ndeshja nisi mjaft mirë për Kristian Prengën, teksa pas vetëm 30 sekondave rrëzoi përtokë Joshua-n. Por ky i fundit reagoi më raundin e dytë, kur e hodhi “knock out” boksierin shqiptar dhe fitoi duelin. Pavarësisht humbjes, ky ishte kulmi në karrierën e tij, pasi përballë kishte një emër të madh si Joshua dhe së bashku me të edhe vëmendjen e gjithë sponsorve dhe botës ë këtij sporti./Sport Eks9res/
Burimi:
sportekspres.com