Ansambli Kombëtar përcjell vlerat e kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare
Aktiviteti artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore këtë sezon ka sjellë në skenë koncerte të ndryshme, ku një moment i veçantë ishte edhe performanca për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Në skenën e Shaw Theatre në Londër, artistët e Ansamblit prezantuan koncertin “Shqipëria në sytë e Bajronit – Zëri i Trashëgimisë”, duke përcjellë para publikut ndërkombëtar vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare. Siç bën me dije Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor koncerti mbrëmjen e datës 6 korrik u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata, duke dëshmuar se arti shqiptar ka fuqinë të kapërcejë kufijtë dhe të krijojë ura të qëndrueshme dialogu mes kulturave. “Përmes interpretimeve artistike, kostumeve tradicionale dhe tingujve që mbartin kujtesën e brezave, Ansambli Kombëtar...
Burimi:
sot.com.al