“Do e kisha spastruar etnitikisht Kosovën”/ DW: Opozita kërkon shkarkimin e ministres serbe, Snezhana Paunoviç
Snezhana Paunoviç SERBI- Shkarkimin e Ministres Snezhana Paunoviç po e kërkon një pjesë e opozitës, ndërsa kërkesës i është bashkuar edhe deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Reagime të ashpra po vijnë edhe nga Bashkimi Evropian, i cili thekson se "në Evropë nuk duhet të ketë vend për retorikë që arsyeton dhe promovon spastrimin etnik”. Sipas BE-së, deklarata të tilla nuk janë në përputhje me detyrimet që Serbia ka marrë përsipër në kuadër të dialogut me Kosovën. Deputeti i Parlamentit Evropian, Sandro Gozi, deklaroi se "Serbia nuk mund të pretendojë në mënyrë bindëse se është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian ndërkohë që anëtarë të qeverisë së saj ringjallin retorikën dhe ideologjinë e epokës së Millosheviçit”. Politikanë nga Shqipëria dhe Kosova...
Burimi:
zeri.ai