Zv/ministrja Kika në takim me AKU dhe partnerët italianë: TYPIC-AL rrit kapacitetet e sigurisë ushqimore
Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti, dhe përfaqësues të misionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, ku u vlerësua ecuria dhe ndikimi i projektit TYPIC-AL, i zbatuar nga AKU në bashkëpunim me MBZHR, CIHEAM Bari dhe partnerët italianë gjatë periudhës 2024–2026. Gjatë takimit u diskutua forcimi i mëtejshëm i sistemit të sigurisë ushqimore, me fokus investimet në laboratorët e AKU-së dhe Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, si dhe përdorimi i inteligjencës analitike në luftën kundër mashtrimit ushqimor, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Falë këtij bashkëpunimi janë modernizuar laboratorët e AKU-së në Tiranë, Shkodër, Fier dhe Gjirokastër, duke rritur kapacitetet analitike, cilësinë e kontrolleve zyrtare...
Burimi:
sot.com.al