“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me qëndrimin e tij në takimin e zhvilluar në Kuç me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua Reforma Territoriale. Gorrea tha se takimi ishte i mbyllur, ndërsa theksoi se qëndrimi i tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë nuk ka ndryshuar. Ja çfarë deklaroi ai: “Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë e gjerë si grupim politik, që unë e quaj një hap të madh përpara. Shprehëm secili mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la të hapur bisedën. Secili të shprehë mendimin e tij të pastër. Disa kryetarë të emocionuar e të nxituar ja ndërprisnin fjalën, sikur ka ndodhur dhe këtu te ne. Po flas me pastërti çfarë ka...