Tabaku: Raporti i SPAK nxjerr në pah depërtimin e parave të pista në ekonomi
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se raporti dhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga opozita për depërtimin e parave të krimit dhe korrupsionit në ekonominë shqiptare. Gjatë raportimit të drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, zëvendësdrejtuesve të institucionit dhe kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Tabaku u ndal te lidhja mes krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. “Raporti dhe hetimet e SPAK po konfirmojnë shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh për depërtimin e parave të krimit dhe korrupsionit në ekonominë shqiptare”, u shpreh deputetja. Sipas Tabakut, të dhënat e paraqitura nga SPAK tregojnë se krimi i organizuar, korrupsioni dhe pastrimi i parave nuk janë më fenomene...
Burimi:
sot.com.al