Kadastra institucioni më problematik, Avokati i Popullit ngre alarmin dhe akuzon Lorena Goxhobellin se e ka kthyer…

Kadastra institucioni më problematik, Avokati i Popullit ngre alarmin dhe akuzon Lorena Goxhobellin se e ka kthyer…

Agjencia Shtetërore e Kadastrës është kthyer në institucionin më problematik sa i takon bashkëpunimit me Avokatin e Popullit. Deklarata u bë dje nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani, gjatë raportimit në Kuvend përpara Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Shabani bëri të ditur se një pjesë e institucioneve publike vijojnë të mos japin informacion, të mos kthejnë përgjigje dhe të mos zbatojnë rekomandimet e këtij institucioni. Sipas tij, niveli i zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit është vetëm 21 për qind, një shifër që ai e cilësoi të papranueshme. Në raportimin e tij, ai veçoi Kadastrën që drejtohet nga Lorena Goxhobelli si institucionin që refuzon më shpesh të zbatojë rekomandimet e dhëna. “Zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit është gati 21...