Përplasja mes ish-kandidates për deputete dhe Berishës në Këshillin Kombëtar të PD, zbardhet rezoluta e dorëzuar

Përplasja mes ish-kandidates për deputete dhe Berishës në Këshillin Kombëtar të PD, zbardhet rezoluta e dorëzuar

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike gjatë ditës së sotme, u shoqërua me debate të forta mes ish-kandidates për deputete Ilirjana Kuçana me kryetaren e Këshillit Kombëtar, Julia Emiri dhe kryedemokratin Sali Berisha. Shkak i tensioneve ishte mos-futja në rend ditë e një rezolutë, e hartuar nga Kuçana dhe Lisandër Hoxha, që kishte si pikë kryesore të saj “çrrënjosjen e mulizmit klanor”. Në dokument nuk përmendet me emër Flamur Noka, por formulimet e rezolutës lidhen me postin e Sekretarit të Përgjithshëm, për të cilin ai rikandidon. Rezoluta nuk u pranua për t’u futur në rendin e ditës, me argumentin se mbledhja kishte një rend dite të miratuar më herët. Në rezolutë kërkohej mes të tjerash që PD të ndërmarrë një reformë të thellë për...