Ambasada e SHBA: Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Kuvendi, priten të tjera në ditët në vazhdim

Ambasada e SHBA: Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Kuvendi, priten të tjera në ditët në vazhdim

Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajmëruar se edhe në ditët në vazhdim do të ketë protesta. MESAZHI I PLOTE Një protestë është planifikuar përpara ndërtesës së Parlamentit, e cila ndodhet në Rrugën George W. Bush. Kjo protestë lidhet me protestat e përnatshme që vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim. Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protestat mund të zgjerohen edhe në zonat përreth, duke përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve, devijimet e...