Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues Nga Pastor Akil Pano Dy fjalë për një kryeministër, malet e larta dhe burrat e nënshtruar Dje në Theth nuk pashë vetëm një vizitë qeveritare. Nuk pashë thjesht një kryeministër që prezantonte një ligj, premtonte një rrugë, fliste për turizëm dhe vizatonte të ardhmen me ngjyrat e zakonshme të propagandës. Pashë diçka më të thellë dhe më shqetësuese Dje pashë skenën skllavëruese të pushtetit. Pashë një kryeministër që u kthye si shpëtimtar në vendin ku, vetëm një vit më parë, shteti mbërriti me fadroma dhe forca policore. Raportimet mediatike e vendosin vizitën pikërisht një vit pas aksionit të IKMT-së dhe IMT-së kundër ndërtimeve të konsideruara pa leje, një operacion që u shoqërua me tensione të...