Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon rinia dhe qytetarët shqiptarë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend së bashku me deputetët e tjerë demokrat. Duke folur për mediat, Kryedemokrati kërkoi shkrirjen e Kuvendit, ndërkohë shtoi se kjo është kërkesë e të gjithë shqiptarëve. “Parlamenti mblidhet në rrethim! I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë. Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është, them edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot,” tha Berisha.
Burimi:
gijotina.com