Boçi në Kuvend kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale: Ka përfunduar koha, por jo puna
Deputeti demokrat njëkohësisht bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Territoriale Luçiano Boçi ka kërkuar në Kuvend shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale, duke argumentuar se procesi nuk ka përfunduar dhe se nuk mund të paraqitet një raport final pa u kryer të gjitha konsultimet. Boçi tha se komisioni ka realizuar vetëm një pjesë të punës dhe se mungojnë dëgjesat me qytetarët, bashkitë dhe grupet e interesit. “Ka përfunduar koha, por nuk ka përfunduar puna. Nuk mund të ketë raport përfundimtar kur komisioni nuk ka produktin e tij”, deklaroi ai. Sipas deputetit të PD-së, reforma territoriale duhet të bazohet te procesi i konsultimit dhe jo vetëm te afatet, duke akuzuar mazhorancën se po shmang hallkat publike dhe parlamentare. Boçi kërkoi që Kuvendi të votojë shtyrjen e...
Burimi:
syri.net