Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”, në Njësinë Administrative Voskopojë të Bashkisë Korçë, është riaktivizuar për shkak të erës së fortë. Aktualisht, në terren po punojnë forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit. Ndërkohë, janë angazhuar edhe forca të tjera mbështetëse, të cilat po drejtohen drejt zonës me qëllim përforcimin e operacionit dhe vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës. Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës, ndërsa ndërhyrja po vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.