Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat janë hedhur nga protestuesit në drejtim të perimetrit të sigurisë. Nga ky incident ka mbetur i lënduar një punonjës policie. Mësohet se lëndët plasëse kanë rënë jashtë oborrit të Kuvendit, ku ndodhen të pozicionuar efektivët e rendit. Menjëherë pas shpërthimeve, forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të zmbrapsur turmën dhe për të neutralizuar tensionet, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar.