Aktivitete spiunazhi/ Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë
Qeveria italiane ka vendosur dëbimin e dy punonjësve ushtarakë rusë që shërbenin në Ambasadën e Rusisë në Itali, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete spiunazhi. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaroi se dy personat janë identifikuar gjatë hetimit të Prokurorisë së Romës si “përgjegjës për aktivitete spiunazhi”. Sipas njoftimit të Tajanit, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane i ka komunikuar ambasadorit rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Italia brenda tre ditësh. “Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë. Një ndërhyrje e rëndë dhe e papranueshme për institucionet italiane dhe sigurinë kombëtare”,...
Burimi:
opinion.al