Paqja SHBA-Iran mund të ringjallë ekonominë globale/ Oxford Economics parashikon rritje 3.1% në gjysmën e dytë të vitit
Ekonomia globale mund të përshpejtojë ritmet e rritjes në gjysmën e dytë të vitit 2026, por kjo varet ndjeshëm nga zhvillimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas një raporti të fundit të Oxford Economics, në skenarin më optimist ekonomia botërore mund të zgjerohet me 3.1% në gjashtëmujorin e dytë të vitit, nëse tensionet ushtarake nuk përshkallëzohen dhe arrihet stabilitet. Megjithatë, rifillimi i sulmeve ka ndikuar tashmë tregjet energjetike, duke rritur shqetësimet për çmimet e naftës dhe presionet inflacioniste. Ekspertët vlerësojnë se në rast të një qetësimi të situatës, çmimi i naftës mund të stabilizohet pranë 70 dollarëve për fuçi. Por një përshkallëzim i konfliktit do të sillte pasoja më të gjera, jo vetëm për tregun energjetik, por edhe për ekonominë globale. Një tjetër faktor...
Burimi:
syri.net